22 vjeçari përplas këmbësorin në Durrës
Një aksident ka ndodhur sot në orën 16:30 në aksin rrugor Xhafzotaj-Fllakë në Durrës.

Mësohet se një 60-vjeçar është përplasur nga një automjet tip “Benz”, i cili drejtohej nga 22-vjeçari i identifikuar me inicialet D. K.

Aktualisht i plagosuri është transportuar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Shtuar më 12/02/2021, ora 18:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori