22 vjeçari ''hap thesin'': Vidhnim makina dhe i modifikonim te servisi i Besmirit, e ekzekutuam për paratë
22 vjeçari Klevis Alla ka vendosur të japë detaje të tjera, të cilat i japin dritë ekzekutimit mafioz të dy vëllezërve në Durrës por dhe një tjetër atentati në Shkozet.

Ai ka pranuar se kanë vrarë vëllezërit Haxhia pasi ishin konfliktuar për modifikimin e një makine të vjedhur.

“Ne jemi një grup që merremi me vjedhje makinash dhe i dërgonim për t’i modifikuar tek servisi i Dorjan Shkozës dhe vëllezërve Haxhia. Me Besmirin jemi prishur për një konflikt që patëm për një makinë. Besmiri nuk na i dha paratë e një makine siç kishim rënë dakord. I kërkuam paratë por Besmiri nuk na i dha. Me Viktorin nuk kemi patur probleme, por qëlluam për të mos lënë dëshmitarë”, mësohet të jetë shprehur Klevis Alla para hetuesve.

Ndërkohë, ai është shprehur se për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë kishin marrë porosi.

Ndërkohë, prokuroria është duke hetuar edhe një pistë tjetër për shkakun e vrasjes së vëllezërve Haxhia, e cila lidhet me grabitjen e 5 milion eurove në Rinas.

Dyshohet se vëllezërit Haxhia strehuan për disa ditë njërin nga grabitësit duke ngjallur konflikte për një sasi parash, të cilat kanë humbur.
Shtuar më 04/05/2020, ora 13:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori