Reshjet përmbysin nënkalimin në Fushë-Mamurras, kur pritet të ndalojë shiu

Reshjet e ditës së sotme kanë sjellë sërish probleme me pranë nënkalimit në Fushë Mamurras. Fenomeni i përmbysjes se këtij nënkalimi në autostradën Milot – Thumane ndodh në të tilla situata me reshje shiu.

Bllokimi i zgarave dhe grumbullimi i ujërave të shiut sjell këtë problematikë për drejtuesit e automjeteve sidomos autoveturat.

Ata zgjedhin rruge alternative për t’ju shmangur nënkalimit të bllokuar nga ujërat e shiut, ka ndodhur që automjetet që janë bllokuar nga prania e ujit duke sjellë dhe dëmtime të tyre.

Reshjet e shiut do të vijojnë dhe për disa ditë. Sipas parashikimeve, prezencë të reshjeve do të kemi deri ditën e mërkurë me intensitet të  ulët dhe mesatar. Ndërkohë, natën e ndërrimit të viteve dhe 1 janari do të jenë me mot të kthjellët dhe me temperatura që janë normale për muajin dhjetor./albeu.com


Shtuar 27.12.2021 17:29