22 orë Parlament, kush nga deputetët e gdhiu (FOTO LAJM)

Seanca maratonë e diskutimit të programit të qeverisë “Rama 2” dhe votimi i kabinetit të ri i ka mbajtur të mbërthyer në Parlament, deri në orët e para të mëngjesit, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, shkruan “Panorama”.

Seanca nisi në orën 9:00 të ditës së martë dhe gjatë drekës u mundësuan vetëm dy pushime, rreth njëorëshe. Më pas seanca vijoi non stop deri në mbylljen e saj, në orën 7:00 të mëngjesit të ditës së mërkurë

Deputetët e maxhorancës dhe opozitës, të cilët qëndruan për rreth 22 rë në sallën e Kuvendit, janë përballur shpeshherë me lodhjen dhe me gjumin. Burime pranë Kuvendit bënë të ditur se një pjesë e deputetëve kanë shfrytëzuar ambientet e kafenesë që ndodhet mbrapa sallës së Parlamentit për të bërë “një sy gjumë” të shpejtë.

Një pjesë e deputetëve që kanë pasur banesën afër, kanë shfrytëzuar kohën e diskutimeve pa fund për t’u çlodhur në ambientet familjare, ndërsa pjesa tjetër ka qëndruar në sallën e Kuvendit, teksa disa janë ndërsa pjesa tjetër ka qëndruar në sallën e Kuvendit, teksa disa janë përgjumur edhe para kamerave. Mësohet se situata është rënduar rreth orës 1:00- 2:00, ku një pjesë e deputetëve janë parë teksa po flinin në lokalin e Parlamentit.

Gjatë seancës maratonë të ditës së djeshme kanë folur rreth 78 deputetë, në fjalime rreth 20 minuta secili. Në total janë harxhuar

Qëndrim “stoik” ka mbajtur kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, i cili tregoi se është një “kockë e fortë”, pasi nuk pushoi për asnjë çast.

Duke qenë se ishte seanca e dytë e Kuvendit dhe ende nuk janë zgjedhur zëvendëskryetarët e Kuvendit, e gjithë barra ka rënë mbi supet e Ruçit.

Kreu i Parlamentit ka qëndruar i ulur në karrige dhe pa lëvizur, që nga ora 16:30 e pasdites së ditës së martë kur rinisi seanca pas pushimit të dytë, deri në orën 7:00 të ditës së mërkurë. Në fund, pasi u votua qeveria e re dhe programi i saj, Gramoz Ruçi i uroi deputetët me “natën e mirë”, por më pas e korrigjoi po vetë, duke thënë se ishte brë ditë, pasi ishte ora 7 e mëngjesit.

“Seancën tjetër do ta vendosim në Konferencën e Kryetarëve.
Natën…, ditën e mirë se thashë natën e mirë tashi”. Gjatë legjislaturës së kaluar, ish-kreu i Parlamentit, Ilir Meta, kishte tre zëvendëskryetarë, Valentina Leskajn, Edmond Spahon dhe Shpëtim Idrizin, të cilët ndanin drejtimin e seancave me turne, kur ato zgjasnin deri në orët e vona. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2017, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori