Rama ndan lajmin: Nuk do të ketë më bileta letre për transportin urban (VIDEO)

Biletat për linjat e transportit urban nuk do të jenë më në format letre, por do mund të aksesohen online.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në një takim me drejtuesit e bankave tregtare në vend, në kryeministri.

Rama shtoi se ky vendim është në kuadër të procesit të digjitalizimit./albeu.com/