21:05 - Rezultatet e fundit, koalicioni i PD 71, ai i PS 65
Albeu.com
Ndërsa i afrohemi fundit të numërimit të votave, janë publikuar të dhënat e deritanishme të rezultatit të zgjedhjeve. Sipas ECA dhe KRIIK, në rang kombëtar nga 4369 qendra votimi të numëruara 40.97 % e votave shkojnë për PS, PD ka marrë 39.82 % të votave, LSI merr 4.85 %, PR merr 2.7 % të votave.Kështu në mandate Partia Demokratike merr 68 mandate, PS merr 64 mandate, LSI merr 4 mandate, PR merr 1 mandat, PBDNJ merr 1 mandat dhe PDI merr 2 mandate.

Sipas kësaj, koalicioni i udhëhequr nga PD fiton 71 mandate, koalicioni i udhëhequr nga PS merr 65 mandate ndërsa koalicioni i LSI-së fiton 4 deputetë.


Ja të dhënat sipas qarqeve:

QARKU SHKODËR: Kuti të numëruara 351/413
PD- 48% 7 deputetë
PS- 30 % 4 deputetë

QARKU KUKËS: MBAROI
PD- 58% 3 deputetë
PS- 21% 1 deputet

QARKU DIBËR: Kuti të numëruara 276/314
PD- 49% 4 deputetë
PS- 30% 2 deputetë

QARKU LEZHË: Kuti të numëruara 231/244
PD- 44% 4 deputetë
PS- 30% 3 deputetë

QARKU DURRËS: Kuti të numëruara 310/352
PD- 45.64% 7 deputetë
PS- 37.3% 5 deputetë
LSI- 7.2% 1 deputet

QARKU TIRANË: Kuti të numëruara 728/826
PD- 41.84% 15 deputetë
PS- 43.1% 15 deputetë
LSI- 4.7% 1 deputet
PR- 1.5% 1 deputet

QARKU ELBASAN: Kuti të numëruara 515/550
PD- 37% 7deputetë
PS- 43.5% 7 deputetë

QARKU FIER: Kuti të numëruara 414/488
PD- 31.7% 7 deputetë
PS- 48.5% 8 deputetë
LSI- 5.66% 1 deputet
PDI- 2.63% 1 deputet

QARKU BERAT: Kuti të numëruara 298/298
PD- 26.67% 3 deputetë
PS- 4.97% 4 deputetë
LSI- 10.85% 1 deputet

QARKU VLORË: Kuti të numëruara 345/345
PD- 28.12% 4 deputetë
PS- 44.57% 6 deputetë
PBDNJ- 5.52% 1deputetë
PDI- 4.61% 1 deputet

QARKU GJIROKASTËR: MBAROI
PD- 35.4 % 2 deputetë
PS- 46% 3 deputetë

QARKU KORÇË: Kuti të numëruara 410/421
PD- 42.03% 6 deputetë
PS- 43.6% 6 deputetë
Shtuar më 01/07/2009, ora 03:17
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori