Caktohet data e zjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahet më 17 tetor.

Data për zgjedhjet u shpall nga Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Sipas dispozitave ligjore, meqë sot janë shpallur zgjedhjet, ato duhet të mbahen më 17 tetor 2021.

“Sot e nënshkrova vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, për kryetarë komunash dhe për kryetar të Qytetit të Shkupit. Në pajtim me kornizën ligjore dhe afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor 2021”, njoftoi Xhaferi.


Shtuar 6.08.2021 18:38