21 vjeçari shqiptar "tërbohet" pasi e lë e dashura: E përndjek dhe i djeg makinën
Pas përfundimit të marrëdhënies, ai kishte filluar të përndjekë ish-partneren e tij, madje duke arritur aq larg sa një vit më parë, t’i digjte makinën.

Gjithçka ndodhi në Aprilia dhe karabinierët në fund të një aktiviteti hetimor, arrestuan një shtetas shqiptar 21-vjeçar, i cili jeton në qytet për vite me radhë.

Akuza është për veprime përndjekëse të kryera ndaj ish-të dashurës, një vajzë vendase 19-vjeçare. I riu u arrestua në ekzekutimin e një urdhri kujdestarie të lëshuar nga gjykatësi hetues i gjykatës së Latina.
Shtuar më 27/10/2020, ora 19:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori