Vrau bashkëjetuesen dhe nuk shfaqi pendesë, Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Ramiz Micin

Gjykata e Elbasanit ditën e sotme ka marrë vendim për dënimin me burgim të përjetshëm për 37-vejçarin Ramiz Micin i cili vrau me thikë bashkëjetuesen.

Prokuroria e Elbasanit kërkoi burgim të përjetshëm për 37-vjeçarin ndërsa sot Gjykata mori vendimin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Elbasan në korrik të vitit 2022 ku pas një zënke xhelozie  Mici vrau me thikë Etlira Elezin, nënë e dy fëmijëve.

Të dy të divorcuar dhe prindër nga martesat e mëparshme, çifti kishte vendosur të bashkëjetonte në një banesë me qira në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan ku edhe ndodhi ngjarja.

Pas rreth një viti, prokurori i çështjes Xhelian Seferi ka paraqitur diskutimin përfundimtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ndaj Ramiz Micit i akuzuar për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.


Shtuar 26.07.2023 17:50