Shiptarët e
Kosovës janë mobilizuar sot për të ndihmuar personat që u prekën nga tërmetet e njëpasnjëshme në
Shqipëri.
Por kështu nuk ndodhi me ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, shkruajnë mediat kosovare.
Në Prishtinë, pavarësisht rrethanave, ku mbi 20 persona humbën jetën e qindra të tjerë u plagosën, u
mbajt ceremonia e 107 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Kjo
ceremoni u
mbajt edhe nën shoqërimin e verës e pijeve tjera, pavarësisht tragjedisë që ngjau në
Shqipëri.
Të pranishëm në këtë
ceremoni ishin edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj si dhe lideri i VV-së, Albin Kurti.
Shtuar më 26/11/2019,
ora 22:09