"21 Janari", Tahiri: Përse hesht Prokuroria?
Ministri i Brëndshem Saimir Tahiri, me anë të një postimi në Facebook është ndalur në ngjarjen e 21 Janarit, duke nënvizuar faktin se sot është një ditë më e zezë për drejtësinë shqiptare.

Ai apelon për drejtësi, duke numëruar në të njëjtën kohë shkeljet të cilat cilësohet krim. Tahiri ka parashtruar një pyetje për Prokurorinë, se pse hesht.

"Sot është ditë më e zezë për Drejtësinë! 4 vjet më parë u vrarë 4 qytetarë, ndërsa sot nuk ka ende të dënuar.

Krim ata që vranë. Krim ata që urdhëruan. Krim ata që mbuluan politikisht. Krim ata që nuk bën drejtësi e nuk dënuan njeri.
Eshtë krim që vazhdon, deri kur drejtësia të bëj drejtësi.

Prokuroria ka në dorë një hetim të plotë, të nisur muaj më parë. Por ende nuk ka asnjë përgjigje. Çfarë bëhet? Përse hesht Prokuroria? Për cilën arsye nuk konkludohen hetimet?

Heshtja e institucioneve të drejtësisë, është krim më i rëndë akoma. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2015, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori