Zbutet Meta, ngushëllon kryeministrin Rama për ndarjen nga jeta të nënës së tij

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka lënë mënjanë gjithë ngërçet politike dhe ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të nënës së Kryeministrit Rama.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Presidenti shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama.

Postimi i plotë i Presidentit

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta.
U prehtë në paqe!”.

Aneta Rama ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. /albeu.com/


Shtuar 1.08.2020 10:49