Vendimi për 21 Janarin, Sequi: Shmangni polarizimin e çështjes
Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka kërkuar sot shmangien e polarizimit të çështjes për 21 Janarin.
Në një prononcim për mediat, ambasadori Sequi është shprehur se procesi nuk është përfunduar tërësisht.


“Vendimi i Gjykatës së Tiranës nuk është fundi dhe procedurat duhet të përmbyllen me anë të një procesi gjyqësor të besueshëm që duhet të tregojë përgjegjësi dhe paanshëmri BE konstatoi që kjo çështje është e apelueshme dhe çdo polarizim në lidhje me këtë çështje duhet shmangur” u shpreh Sequi.

Sekui ripërsëriti sërish kërkesën e Komisionit Europian dhe të komisionerit Fyle, se një gjyqësor i pavarur dhe i paanshëm është një kusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Bashkimi Europian bën thirrje për përmbyllje të procedurave të këtij rasti nëpërmjet një procesi të besueshëm. BE, Komisioni Europian dhe komisioneri Stefan Fyle, nëpërmjet raport progresit ritheksojnë se një sitem gjyqësor i pavarur dhe i aftë është një dëshirë legjitime e qytetarëve. Ky është një element kyç i një shteti të fortë të së drejtës dhe një parakusht në rrugën e Shqipërisë drejt BE” tha Sekui. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2013, ora 14:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori