“21 janari” në Gjykatën e Lartë
Pëlqej
Prokuroria apelon vendimin për “21 janarin” në Gjykatën e Lartë. Sipas “News 24” prokuroria është ankimuar për vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila dënoi me vetëm 4 vjet burg dy të akuzuarit për vrasjet e “21 janarit”, Ndrea Prendin dhe Agim Llupon.

Rekursi është dorëzuar në Gjykatën e Lartë nga prokurorët Altin Dumani dhe Shkëlqim Hajdari. Apeli dënoi me vetëm 1 vit burg Ndrea Prendin dhe 3 vjet Agim Llupon, por tashmë ata janë të lirë, për shkak të kohës së kaluar në paraburgim. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori