E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
21 Janari, Kryeprokurori Llalla takim me krerët e policisë
Në një kohë kur zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste kanë nisur përgatitjet për kujtimin e demostratës së 21 janarit 2011">2011, në të cilën humbën jetën 4 protestues para kryeministrisë, kryeprokurori Adriatik Llalla ka vendosur të mbledhë grupin hetimor të Policisë së Shtetit, të cilëve u janë lënë detyra konkrete nga ana e prokurorisë.

Sipas A1 Report, takikmi polici-prokurori do kryhet në Prokurorinë e Përgjithshme ditën e mërkurë, ku pjesëmarës do jetë kryeprokurori Llalla, kreu i policisë së Tiranës Ardian Çipa, kreu i prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha, drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme Adnand Xholi si dhe drejtori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

Qëllimi i kësaj analize është rishikimi i provave dhe dëshmive të gardistëve që janë pyetur kohët e fundit, lidhur me ngjarjen e 21 janarit 2011">2011, dhe më konkretisht vrasjen e shtetasit Aleks Nika nga Lezha. Prej katër vitesh kjo vrasje vijon të qëndrojë e pazbardhur, ndërkohë që për tre vrasjet e tjera si Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Ziver Veizi, prokuroria ka nxjerrë si autor të ekzekutimeve ish-komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori