Ashtu sic ishte parashikuar, Ronaldo lihet jashtë për ndeshjen me Romën (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht është jashtë garës për golashënuesin më të mirë në Serie A dhe Këpucën e Artë të Evropës.

Ylli portugez nuk është ftuar nga trajneri Maurizio Sarri për ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Serie A, kundër Romës.

Juventus, sonte me fillim nga ora 20:45, takohet me Romën në ‘Allianz Stadium’.

Me Juventusin që ka siguruar titullin kampion, Sarri ka vendosur të pushojë Ronaldon.

Me mos përfshirjen e tij, edhe zyrtarisht Ciro Immobile fiton garën për golashënuesin më të mirë në Serie A, e po ashtu edhe Këpucën e Artë të Evropës


Shtuar 1.08.2020 14:15