21 janari, Apeli: Gardisti Sadik Çela gjykohet në gjendje të lirë
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për gardistin Sadik Çela që është një ndër të akuzuarit për ngjarjen e 21 janarit, i cili do të hetohet tashmë në gjendje të lirë së bashku me disa gardistë te tjerë.

Në lidhje me këtë ngjarja ashmë ka mbetur në burg vetëm gardisti Agim Llupo, i cili akuzohet për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi nga Gjirokastra. Ndërsa dy efektivët e tjerë, Gazmend Ahmetcenaj dhe Mark Nikolli u liruan nga Gjykata e Apelit, me një vendim të pak muajve më parë.

Cela u arrestua pas ngjarjeve të 21 janarit së bashku me gardistët Gazmend Ahmetcenaj, Mark Nikolli dhe Agim Llupo. Sipas të dhënave që prokuroria e Tiranës tashmë ka administruar gardistët Sadik Çela, Agim Llupo, Gazmend Ahmetaj, Mark Nikolli dhe Agron Malaj, sipas urdhrit me nr. 28/1 të datës 21 janar 2011 të firmosur nga Komandanti i Gardës së Republikës ishin caktuar personat e “grupit të zjarrit” në rast nevoje.

Katër nga pesë gardistët e grupit të “zjarrit” rezulton se kanë shkrepur 118 plumba luftarakë, drejt turmës së demonstruesve gjatë demonstratave të janarit ku h
Shtuar më 07/11/2011, ora 19:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori