21 grabitje dhe 20 të vrarë! Rusi i frikshëm fshihet në Shqipëri?
Javën e shkuar, gjykata e Tverskoy në Moskë, lëshoi një urdhër arresti në mungesë për 44-vjeçarin, Revaz Kakhmazov (Rezo Lotkinsky) të akuzuar për grabitje.

Më parë është i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet se është i përfshirë në një sërë grabitjesh, bashkë me një grup të organizuar kriminal.

Sipas hetimit të bërë nga autoritetet ruse, ky grup akuzohet për trafik droge, mashtrim ndaj kolonive, shitje droge në burgje, si dhe grabitje me armë.

Në total, hetuesit identifikuan 21 raste grabitjesh dhe 20 viktima, ndërkohë që edhe bashkëpunëtorët e Rezo Lotkinsky janë të përfshirë në rreth 18 vrasje.

Sipas hetueseve Kakhmazov dyshohet se fshihet në Shqipëri nën emrin Revaz Mendeki.
Shtuar më 21/05/2019, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori