Lëvizje në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa ikën nga Elbasani, shkon në Gjirokastër, kush e zëvendëson

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur lëvizje brenda uniformave blu.

Kështu, Ardian Çipa emërohet Drejtor i Policisë Vendore Gjirokastër, ndërsa Bledar Çeliku emërohet këshilltar në Drejtori të Përgjithshme.

Në Elbasan është komanduar drejtues Ilir Proda që më herët mbante postin e nëndrejtorit për Policinë Kriminale në këtë drejtori. Lëvizje pritet të ketë në Dibër e në Lezhë./Albeu.com/


Shtuar 7.03.2023 09:25