2000 euro për të ndikuar te gjykatësi, merret vendimi për policin dhe avokatin
Pëlqej
Një inspektor policie dhe një avokat kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen se merrnin para te ata të cilët kishin probleme me ligjin.

Në shkëmbim të parave ata premtonin ndikim të gjyqtari apo prokurori i cështjeve në fjalë.

Nën arrest kanë përfunduar shtetasit Haki Dyli, 60 vjeçar, punonjës policie pranë gjykatës së Durrësit si dhe Devis Qana, 40 vjeçar dhe me profesion avokat.

Ditën e sotme ata janë dënuar nga Gjykata e Durrësit me arrest me burg.

“Sot Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur: Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin si masë sigurimi personal ‘Arrest në Burg’ parashikuar nga neni 238 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasve Haki Dyli dhe Devis Qana. Ndalimi i këtyre shtetasve u be i mundur pas hetimit disa mujor te kesaj ceshtjeje penale e filluar mbi bazen e materialit kallëzues të Kryetares së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, regjistruar për veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.09.2004) parashikuar nga neni 245/1 pg 2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Haki Dyli, me detyrë trupë shërbimi pranë kësaj gjykate”, njoftoi Prokuroria. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2018, ora 21:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori