200 rrënjë kanabis në banesë, arrestohet shqiptari në Angli
Pëlqej
Policia angleze ka zbuluar një tjetër fabrikë kanabizi në Plymouth të Anglisë.

Mediat lokale shkruajnë se në pranga është vënë edhe një i ri shqiptar vetëm 21-vjeç.

I riu, një 21-vjeçar që mendohet se kishte origjinë shqiptare, është duke u mbajtur nga autoritetet e emigracionit.

Policia tha për “The Herald” se oficerët i hoqën të 200 bimët që ishin shpërndarë nëpër dhoma.

I riu, identiteti i të cilit nuk dihet, aktualisht po mbahet nga oficerët e emigracionit. /albeu.com/





Shtuar më 07/12/2017, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori