200 milion lekë mashtrim, arrestohet "investitorja" 49 vjeçare në Tiranë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 49-vjeçaren Adelina Haxhiraj, e cila hiqej si investitore dhe mashtronte qytetarët.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nisur nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për një shtetase e cila hiqej si investitore duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash shtetasvendryshëm duke ju premtuar klering/ ndërrim apartamente, njësi shërbimi, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Investitori”, ndaloi shtetasen: A.H., 49 vjeçe, e dënuar më parë për veprën penale "Mashtrimi".

Kjo shtetase në rolin e investitores iu ka marrë shuma të konsiderueshme rreth 200 milionë lekë të vjetra shtetasvendryshëm duke iu premtuar si klering/ndërrim apartamente, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo pajisje me kabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumentave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” .


Shtuar më 08/12/2020, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori