200 mije pushues kane vizituar Saranden
Albeu.com
Numri i turistëve të huaj të cilët kanë zgjedhur qytetin jugor të Sarandës për të kaluar pushimet, ka arritur në 200 mijë persona, njofton Gazeta Start. Statistikat e marra nga terminali i Portit Detar të Sarandës, si dhe nga ...... pikëkalimet kufitare të Qafë Botës e Kakavijës, flasin për rritje të interesit të turistëve të huaj.

Drejtori i Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë e Sarandës, Aristotel Bita, konfirmon se kjo shifër është 10 për qind me e lartë se shifra e shtatë mujorit të parë të vitit 2009.

Turistët e huaj përbëjnë 46 për qind të numrit të përgjithshëm të pushuesve në qytetin jugor, sqaron Bita duke shtuar se shifra prej 200 mijë turistësh është optimiste për të arritur tek shifra e synuar, 500 mijë turistë të huaj.
Shtuar më 25/07/2010, ora 14:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori