20 vjeçarja humbi jetën pas lindjes, prindërit akuzojnë mjekët për mungesë kujdesi
Familjarët e
Klea Muxhajt, 20-vjeçares që ndërroi jetë pas
operacionit për lindjen e fëmijës kanë ngritur pretendimet se nuk është treguar kujdes me vajzën e tyre. Prindërit shprehen se e bija nuk vuante nga asnjë sëmundje.
Nga ana tjetër, burime bëjnë md dije se vajza ka shfaqur probleme me frymëmarrjen pas lindjes së foshnjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Klea Muxhaj ndërroi jetë pas
operacionit ndërsa foshnja e saj mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore shkruan abcneës.al.
Ajo ishte shtruar një ditë më parë dhe
mjekët obstetër kanë rekomanduar që lindja e saj të bëhet me operacion.
Shtuar më 13/11/2020,
ora 09:58