20 vjeçari pret damarët, i ati se la të takonte nënën
Pëlqej
Një 20-vjeçar ka tëntuar të vetëvritet duke prerë damarët.

I dënuar dy herë për vjedhje i riu, ka marrë vendimin drastik pasi i ati nuk e ka lejuar të futet në shtëpi për të takuar nënën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Bathore të Tiranës, kur në gjendje të rëndë psikologjike dhe i mërzitur nga refuzimi i babait, i riu ka prerë damarët e të dy krahëve.

Burime nga Policia thanë se ngjarja ka ndodhur në banesën e Ismet Miklit, i cili është arrestuar për shkaktim vetëvrasje. Ndërsa djali i tij, Florin Mikli është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku pas ndërhyrjes së mjekëve e ka kaluar rrezikun për jetën.

Burimet thanë se i arrestuari, Ismet Mikli e kishte dëbuar nga shtëpia të birin, 20-vjeçarin Florin Mikli, për shkak se ai kishte kryer vjedhje dhe ishte dënuar dy herë nga drejtë- sia shqiptare.

Prej momentit kur i riu kishte përfunduar dënimin e dytë për vjedhje, i ati nuk e kishte lejuar të kthehej në shtëpi, pasi e kishte “falur” për rastin e parë. Për këtë arsye, ai nuk e lejonte as që të takonte familjarët e tjerë.
Shtuar më 14/12/2017, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori