20-vjeçari po "fluturonte" me shpejtësi, makina del nga rruga e përfundon në arë
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Berat Lushnje ku është plagosur një i ri.

Një automjet tip "Opel" i bardhë, me targa AA 264 NK, doli nga rruga dhe pasi është rrokullisur disa herë përfundoi përmbysë në një arë të fshatit.

Banorët e zonës kanë njoftuar policinë dhe kanë nxjerrë nga makina drejtuesin e mjetit.

Në vendngjarje kanë shkuar oficerë të policisë rrugore që po kryejnë edhe hetimet lidhur me rrethanaat e aksidentit.

Mësohet se 20-vjeçari">20-vjeçari Xh.M, ka qënë duke ecur me shpejtësi jashtë normave të lejuara në momentin e aksidentit, gjë që vërtetohet sipas policisë nga mungesa e shenjave të frenimit në rrugë.

Pasi ka humbur kontrrollin e mjetit, 20-vjeçari">20-vjeçari i cili udhëtonte i vetëm në makinë, është rrokullisur bashkë me të disa herë në arat e fshtat.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spitaline Beratit, ku është nën kujdesin e mjekëve.
Shtuar më 02/08/2020, ora 18:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori