20-vjeçari pi ilaç mizash për të vrarë veten në Maminas
Pëlqej
Një 20-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës, por fatmirësisht është çuar në kohë në spital dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. 20-vjeçari me inicialet S.B nga Maminasi është vetëhelmuar në banesën e tij duke konsumuar ilaç mizash.

Policia thotë se grupi hetimor është duke punuar për të zbuluar arsyet e këtij veprimi të rëndë. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori