20 vite burg për 3 shqiptarë që trafikonin drogë në Londër
20 vite burg ka qënë masa e dënimit për tre shqiptarë, të cilët drejtonin një rrjet të shpërndarjes së drogës nga një banesë në lindje të Londrës. Lutfi Muja, 28 vjeç, Urim Bardhoshi, 20 vjeç dhe Egzon Qarri, 21 vjeç, u arrestuan në 19 korrik 2014, pas një operacioni të kryer nga Agjencia Kombëtare e Krimit.

Muja është kapur me një kilogram kokainë, e cila ishte destinuar për shitje në Birmingham, ndërsa Bardhoshi është kapur në përpjekje për ti shpëtuar arrestimit. Sakaq, gjatë kontrollit të banesës së Bardhoshit, e cila rezultoi se ishte bazë për paketimin dhe shpërndarjen e drogës, u arrestua edhe kushëriri i tij, Egzon Qarri. Të tre shqiptarët u deklaruan fajtor për trafik të drogës të klasit A, kurse Bardhoshi u akuzua edhe për pastrim parash dhe posedim të një karte të rreme identiteti. Në datën 14 prill, një gjyqtar në Britani dënoi Bardhoshin me 9 vjet burg, Mujën me 6 vite burg dhe Qarrin me 5 vite burg. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2015, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori