Ibrahimovic viziton ish-shokët e tij të skuadrës te Milani në stërvitje

Milan momentalisht është duke bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes që e zhvillon ditën e martë në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Newcastle, dhe Rossonerët janë befasuar me një vizitë nga Zlatan Ibrahimovic i cili pak kohë më parë njoftoi tërheqjen nga futbolli.

41-vjeçari që ka shënuar 76 gola në Serie A me fanellën e Milanit, ishte parë mëngjesin e së hënës teksa kishte mbërritur në Milanello, aty  ku e përcolli nga afër seancën e tyrë stërvitore.

Edhe pse ai ka luajtur një rol të madh dhe ka qenë një figurë e rëndësishme për Milanin gjatë sezoneve të fundit, momentalisht ai nuk bën pjesë në stafin teknik të Stefano Piolit.


Shtuar 18.09.2023 14:46