Rama akuza Metës: Të paguash para të zeza për të përhapur shpifje

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin social ku i përgjigjet akuzave të Presidentit Meta.

Kreu i qeverisë, i referohet presidentit Ilir Meta lidhur me lajmin që ministria e Brendshme Italiane akuzoi ish kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e shtetit, se kishin aktivizuar Ilir Kullën për të publikuar në Itali, një fakeneës që të nxiste rënien e qeverisë “Rama” në Tiranë.

“Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar”, e komenton Rama këtë lajm.

Postimi i plotë i Ramës

“Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar #PaAtdhe #PaDin #PaIman


Shtuar 3.10.2020 09:06