20 minuta luftë! Kush është "i forti" tjetër që e donin të vdekur në atentatin e Durrësit
Ka qenë një atentat i mirëorganizuar ai që ndodhi gjatë orëve të mesditës në Durrës ku shënjestrat arritën të shpëtonin duke marrë disa plagë nga plumbat.

Sëfundmi mësohet se krahas Julian Meçes, në makinë ndodhej edhe kunati i Lul Berishës, pikërisht Plaurent Dervishaj, një emër i mirënjohur në Durrës si edhe për policinë.

Dervishaj ishte në makinën luksoze "Range Rover" me Meçen kur ndaj tyre u derdhën breshëri automatiku. Për fatin e tyre, dy personazhet e njohur në Durrës dhe më gjerë arritën t'i shpëtonin atentatit, ndërkohë që policia po kërkon mbi shkaqet dhe porositësit.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, sulmi ka zgjatur për më shumë se 20 minuta, nga një mjet që mendohet të ketë ardhur në drejtim të Range Rover-it nga Porto Romano.

Policia në njoftimin e saj nuk dha emra por u mjaftua vetëm me inicialet.

"Sot rreth orës 13:20, në lagjen 17/1 në Durrës, në rrethana ende të paqarta janë plagosur dyshohet me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit J.M.,36 vjeç, dhe P.D.,47 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Durrësit", njoftoi policia. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2019, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori