20 milion euro per percarjen e shqiptareve te Maqedonise
Albeu.com
Zëdhënësi i Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Gafurr Adili ka akuzuar kryeministrin Nikolla Gruevski për përçarjen e shqiptarëve nëpërmjet strukturave të sigurimit shtetëror në Maqedoni.Ai këtë e ka deklaruar në një opinion të tij të botuar nga mediat shqiptare, ku siç thuhet Gruevski i ka ndarë nga buxheti mbi 20 milion euro Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror (DBK) për shpërbërjen e subjekteve kryesore shqiptare BDI dhe PDSH.

“Rruga e parë, është rruga që të vazhdojë të mbetet në qeveri (kolaborim) me Nikolla Gruevskin dhe t'i shpërbëhet BDI, për shpërberjen e së cilës, pra BDI-së, Sasha Mikajlov, shefi aktual i Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror të Maqedonisë (DBK), djali i dajës së Nikolla Gruevskit, vitin e kaluar ka marrë mbi 20 milionë euro nga Gruevski për diversion ndaj shqiptarëve dhe partive të tyre”, ka theksuar Adili. Sipas tij, rreth 5 milionë euro, DBK i ka përdorur për diversion kundër PDSH përmes Demokracisë së Re të Imer Selmani, dhe rreth 5 milonë gjatë zgjedhjeve të fundit për president të "Maqedonisë".

Zëdhënësi i FBKSH-së, Gafurr Adili, me origjinë nga Kërçova ditëve të fundit ka shtuar vëmendjen për zhvillimet e brendshme në Maqedoni, duke riaktualizuar ngjarjen e Brodecit. (ina/albeu)
Shtuar më 08/05/2009, ora 19:17
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori