20 mijë shqiptarë të Kosovës hynë në Shqipëri për 3 orë
Pëlqej
Rreth 20 mijë makina dhe më shumë se 40 mijë qytetarë kanë kaluar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në pikën e Morinës nga Kosova për në Shqipëri.

Ky fluks kaq i madh ka shkaktuar radhë të gjata, ndërsa policia kufitare ka rritur numrin e punonjësve.

Nisur nga fluksi i lartë dhe kolona e mjeteve përgjatë gjithë Rrugës së Kombit, policia kufitare dhe ajo rrugore po punojnë për të përballuar fluksin.

Policia iu bën apel drejtuesve të mjeteve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.
Shtuar më 12/08/2017, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori