Thuhej se nuk e dëshironte Neymarin në ekip, Guardiola: Nuk janë fjalë të vërteta, ai është një super lojtar

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se PSG i kishte ofruar Manchester City-t Neymarin. Përgjigja e e Manchester City ishte një jo e prerë dhe thuhej më pas se ishte Guardiola ai që nuk e dëshironte në ekip yllin brazilian.

Më pas, Pep Guardiola ka reaguar për këto fjalë duke i mohuar të gjitha.

“Më vjen keq por nuk është e vërtetë. Informacioni i tyre nuk është i saktë, Neymar është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe është një djalë i mrekullueshëm.

Por nuk është e vërtetë se unë nuk e dua në ekip për arsye se nuk më pëlqen. E vërteta është se ne nuk kemi nevoj më për përforcime në fazën sulmuese”, është shprehur teknkiku spanjoll i klubit anglez./h.ll/albeu.com


Shtuar 20.07.2022 10:04