"20 mijë dollarë nga Amerika", shkarkohet nga detyra zv.komandanti i Gardës së Republikës
Vettingu ka shkarkuar nga detyra Besim Shabanin, zv drejtorin për Sigurinë Fizike të PLSH-ve, të personaliteteve të larta shtetërore.

Mësohet se Shabanit i janë konstatuar probleme me pasurinë. Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit kërkoi një dokument qe Shabani të justifikoje pasurinë prej 20 mijë dollarë që sipas tij ia ka sjellë nga vëllai nga Amerika.

Sipas KJV ai nuk ka arritur që të provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait, nga ana tjetër nuk ka deklaruar disa përfitime në interesa bankare. Subjekti ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë, të cilat si ka treguar.

Ndërkohë KJV e ka nxjerrë të pastër në figurë dhe nga ana profesionale Besim Shabanin, zv drejtor për Sigurinë Fizike të PLSH-ve gjatë seancës së vettingut.

Këtu mund të theksojmë se ka plot figura e personalitete të tjera të cilët nuk justifikojnë shuma më të mëdha të ardhurash, por megjithatë vazhdojnë të ushtrojnë detyrën.

Mos ndoshta në këtë formë Vettingu do të tregojë se po punon, kur ndërkohë "peshqit e mëdhenj" vijojnë të shijojnë pasurinë.
Shtuar më 23/10/2020, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori