20 mijë Lekë për t’iu shmangur testit të alkoolit, arrestohet i riu në Tiranë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një drejtues automjeti i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe ka tentuar të korruptojë policin duke i dhënë 2 mijë lekë të reja.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më para në rrugën "Dervish Hima" në Tiranë ku shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të O. V. 27 vjeç, banues në Durrës.

I arrestuari mësohet të jetë Orgers Vezi, dhe është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore për të kryer një test alkooli të cilin ka dashur t’a shmangë duke i ofruar rryshfet policit.

Pas kontrollit të ushtruar me aparatin Drager, drejtuesi i mjetit ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit, në masën 0.95 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt", parashikuar nga Nenet 244 dhe 291 të Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar më 22/01/2017, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori