20 furgona me policë në bregun e Lumit, kapen dy vëllezër
Forca të shumta policie kanë zbarkuar mbremjen e sotme në zonën e Bregut të Lumit. Rreth 20 furgona policie kanë shkuar në zonë, ku kanë filluar kontrollet në banesa dhe kanë shoqëruar disa prej tyre.

Mësohet se janë shoqëruar dy vëllezërit Bujar dhe Idajet Durullari.

Shoqërimet kanë ardhur pas përplasjeve gjatë paradites, të banorëve të zonës dhe policisë, gjate një aksioni të IKMT për prishjen e banesave.

Shtuar më 08/04/2019, ora 21:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori