20 euro ryshfet për të kaluar kufirin, arrestohet 36-vjeçari në doganën e Muriqanit
Ka përfunduar në pranga një shtetas 36-vjeçar me banim në Tiranë pasi është arrestuar në pikën e Muriqanit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasi i identifikuar si Skënder Mejdani ka tentuar të korruptojë policinë në mënyrë që të kalojë kufirin.

Mejdani synonte të kalonte në vendet e zonës Shengen duke mos pasur në rregull dokumentet, ndaj, pasi nuk është lejuar të kalojë herën e parë, ka tentuar të provojë edhe njëherë tjetër kalimin e kufirit duke i futur 20 euro në pasaportë policit. Por, në këtë moment, e kanë arrestuar.

Mejdani akuzohet për "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe dosja e tij do t’i kalojë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar më 01/02/2017, ora 10:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori