20 deputetë propozojnë ligjin për dekomunistizimin e politikës (FOTO LAJM)

Mylsim Murrizi ka bërë me dije se 20 deputetë të opozitës parlamentare kanë depozituar një propozim për ligj të dekomunistizimit të politikës, shtetit dhe funksionarëve të lartë që drejtojnë Shqipërinë.

"Nje ligj qe eshte belbezuar nga disa vemje si kale beteje, por kurre nuk kane guxuar prej 29 vitesh, sepse sejcili ka menduar te ruaj veten", shkruan Murrizi ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Sot ne emer te 20 deputeteve te opozites, depozituam nje propozim per ligj te DEKOMUNISTIZIMIT te politikes, shtetit dhe funksionareve te larte qe drejtojne Shqiperine

Nje ligj qe eshte belbezuar nga disa vemje si kale beteje, por kurre nuk kane guxuar prej 29 vitesh, sepse sejcili ka menduar te ruaj veten

Ka ardhur koha bile jemi shume vone qe te ndajme me LIGJ, drejtimin e Shtetit, Politikes, Qeverise dhe Administrates se larte Shteterore, nga komunizmi, komunistet dhe ish sherbetoret e tyre gjakatare qe kane perdhosur e masakruar Shqiptaret ne emer te partise prej 28 nentorit 1944 deri me 8 dhjetor 1990.

Shtuar më 13/11/2019, ora 17:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori