Vlora prej 12 ditësh nën “pushtetin” e flakëve, ndërhyhet nga ajri (VIDEO)

Sot është dita e 12-të e zjarreve në Vlorë dhe po kryehet sërishy ndërhyrje nga ajri. Vaktra aktive janë në malin e Dukatit mbi Pashaliman.

Ndërhyrjet nga ajri duke ledhur ujë me helikopter kanë nusr gjatë natës dhe vijojnë edhe tani.

Krahasuar me ditët e tjera, situata paraqitet më qetë.

Kujtojmë se sot Ministra e Mbrotjes tha se, “Puna nga forcat operacionale po vijon për shuarjen e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit. Një pjesë e forcave ndodhen në fshatin Delisuf, ku është riaktivuar vatra e zjarrit”.

Ditën e djeshme, policia vuri në pranga autorët që dyshohet se i vunë zjarrin qarkut të Vlorës.

Për zjarrin në Karaburun u arrestua Selim Qepi, për zjarrin në Delisuf u arrestua Ilir Skrapaliu dhe gjithashtu në në pranga ra dhe autori i zjarrvënies në fshati Shalës të Konispolit shtetasi Leonard Mane./albeu.com


Shtuar 4.08.2021 10:57