2 vite burg për kanabis, arrestohet 59-vjeçari
Policia ka vënë në pranga një 59-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim.

Agim Kumaraku ishte dënuar me 2 vjet, 2 muaj e 24 ditë burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

NJOFTIMI I POLICISË

Ndalohet një shtetas i dënuar me 2 vjet, 2 muaj e 24 ditë burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin:

-Agim Kumaraku, 59 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Roskovec.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 2 vjet, 2 muaj e 24 ditë burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 05/07/2017, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori