2 të vdekur e 20 të infektuar, çfarë ndodhi në Shqipëri 24 orët e fundit
Është rritur sërish numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 20 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 243.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 persona duke e çuar numrin e viktimave ka shkuar në 13.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Fieri dhe Durrësi, ndërsa sëfundmi, hartës së koronavirusit i janë shtuar Mirdita, Tropoja dhe Kruja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 129 raste
– Durrës 26 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 15 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 8 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 2 raste

Shtuar më 31/03/2020, ora 11:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori