2 të plagosur, pamjet e vendit ku rrufeja i mori jetën një gruaje në Shkodër (VIDEO)
Pëlqej
Sot rrufeja goditi 3 persona në zonën e Dajc të Bregut të Bunës, ku një prej tyre humbi jetën.

Për pasojë, kanë mbetur të plagosur Ndok Vija, Cin Lazer Lukaj ndërsa ka humbur jetën bashkëshortja e këtij të fundit, 50-vjeçarja V. Lukaj.

Mësohet se ata kanë qenë duke punuar në tokat e tyre në momentin që janë goditur nga rrufeja.

Njoftimi i policisë:

Me datë 17. 07 .2018 rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në fshatin Sukaj - Dajç, në Shkodër, një rrufe ka goditur një traktor në një arë, në të cilin ishin 3 shtetas duke punuar tokën me të.

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja V. L., 53 vjeçe banuese në fshatin Sukaj, si dhe kanë marrë lëndime shtetasit N. V., rreth 60 vjeç, dhe C. L., rreth 50 vjeç, të cilët po dërgohen në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmën e nevojshme mjekësore. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2018, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori