2 shqiptar nga Maqedonia humbin jeten ne nje aksident ne Serbi
Albeu.com
Në një aksident të rëndë automobilistik, të hënën mbrëma pas orës 20:00, në grykën e Gërdelicës, në jug të Serbisë, e kanë humbur jetën dy shqiptarë nga Maqedonia, bëjnë të ditur mediet serbe të martën.Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në aksidentin tragjik kanë humbur jetën Isni Beqiri (22 - vjeçar) dhe Abdulla Beqiri (32 vjeçar), ndërsa është lënduar rëndë Lirim Beqiri. Në këtë aksident janë lënduar edhe katër shtetas të huaj, tre polakë (një çift bashkëshortor dhe fëmija i tyre) dhe një kroat, të cilët janë dërguar menjëherë në Qendrën Klinike në Vranjë. Ndërkaq, siç njofton zëdhënësi i policisë në Vranjë, Dragan Stamenkoviq, incidenti ka ndodhur në një tunel në autostradën Vranjë-Leskoc, në të cilën janë përplasur dy vetura me targa të huaja dhe një kamion me targë serbe.
Shtuar më 27/07/2010, ora 21:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori