"2 qillo gjalpë e 1 gjel fshati", plas gallata në rrjet pas kërkesës së Kim ndaj Bushatit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim së fundmi i ka lënë një koment në faqen e ish-ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.

Ky i fundit ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregon se ndodhet në një nga libraritë më të famshme në Washington DC, “Kramers”. Bushati ndodhet në Uashington si përfaqësues i OSBE që ndjek zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Libraria e preferuar ‘Kramers’! Sa herë që jam në Washington DC, kaloj pak kohë aty për të marrë botimet e fundit. ‘Kramers’ vijon ‘rutinën’ pavarësisht vërshimit teknologjik dhe lëvizjeve të kufizuara, të imponuara nga #covid_19”, shkruan Bushati.

Ndërkohë që ambasadorja Kim, e zhveshur nga posti zyrtar që mban, i ka kërkuar Bushatit që ti sjell një libër nga kjo librari pa dhënë asnjë specifik për titullin.

“Ditmir, të lutem, më bli një libër mua nga “Kramers”. Nuk ka rëndësi se çfarë libri, për sa kohë që e merr atë në Kramer. Unë e dua atë vend”, shkruan ambasadorja në komentin e saj.

Ndërkohë që nuk mungojnë as komentet epike, në këtë koment të lëshuar nga Kim, ku shqiptarët kanë shftytëzuar fantazinë e tyre: “Edhe 2 qillo gjalp fshati, i gjel e i shishe voj ullini amon diti futi mrena ke valixhja meshtilli ke breket mos ti shofin naeroport”.
Shtuar më 06/11/2020, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori