2 persona shpallen në kërkim pasi kanosën me armë 40 vjeçarin
Dy persona në Fier janë shpallur në kërkim, pasi dje kanë kanosur me armë një 40 vjeçar. Të dy këta shtetas po hetohen nga policia, pasi akuzohen për "kanosje me armë". Policia ka nisur procedimin penal dhe kanë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale M.Z., 26 vjeç, dhe E.G., 30 vjeç, banues në Fier.

Dje ata kanë qëlluar me armë zjarri në ajër duke kanosur 40 vjeçarin G.R., banues në Fier. Burime nga policia shtojnë se dy të rinjtë ishin konfliktuar për motive të dobëta me 40 vjeçarin dhe pas debatit mes tyre, kishin qëlluar me armë duke e kërcënuar.

Uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale katër gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2015, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori