2 persona humbin jetën në një aksident në Fushë-Krujë
Foto ilustruese
Një aksident me dy të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë – Milot, në afërsi të Thumanës, kur dy personat që udhëtonin me një motorr janë përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënes rreth orës 19:45.

Viktimat identifikohem si Skender Veseli 55 vjeç dhe Prengë Lleshi 45 vjeç. Të dy viktimat janë nga Miloti ndërsa kanë mbetur të vdekur në vend.

Sipas policisë viktimat udhëtonin në krahun e kundër të rrugës.

Trupat e tyre janë transportuar drejt morgut të spitalit te Tiranës.
Shtuar më 05/01/2015, ora 21:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori