Shqiptari lyen me benzinë 29 vjeçarin dhe tenton t’i vërë zjarrin

Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar, kur shqiptari për shkak të një mosmarrëveshje që lindi brenda ambienteve të Caritasit në qytet.

Kur arritën agjentët e policisë, shqiptari kishte fytyrën të mbuluar me gjak dhe qartësisht në gjendje të dehur.

Viktima është një nigerian 29-vjeçar, ndaj të cilit u hodh një shishe benzinë nga ana e shqiptarit dhe u përpoq t’i vinte zjarrin, njëkohësisht duke e kërcënuar me vdekje.

Ai arriti të largohej, duke u posuar me një ndjekje në kopshtin e institucionit, ndërsa të pranishmit e tjerë lajmëruan policinë.

Mediat italiane shkruajnë se policia ka edhe pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë qartë incidentin. Sipas raportimeve nga të pranishmit duket se ngjarja ishte e lidhur me një grindje që ndodhi një natë më herët.

Pasi u arrestua, shqiptari u dërgua në burgun e Forlì, ndërsa gjykata vërtetoi arrestimin.


Shtuar 12.05.2020 15:32