2 orë pas dorëheqjes, Rroshi deklaron para protestuesve se do të rikandidojë (VIDEO)
Punonjës të Bashkisë së Kavajës dhe përfaqësues të PS-së kanë dalë sot pasdite në një tubim para kësaj bashkie duke u shprehur kundër dorëheqjes së Elvis Rroshit.

Ndërkohë, para protestuesve është shfaqur edhe kryebashkiaku i dorëhequr, Elvis Roshi i cili ka bërë një deklaratë të çuditshme duke thënë se do të rikandidojë.

"Unë si kryetari juaj shumë shpejt do vazhdoj gjyqet për drejtësinë time, për drejtësinë që SHQUP me vite më ka baltosur. Që Elvis Roshin do ta keni kryetar bashkie prap, që Elvis Rroshi që tmerron Berishën, tmerron Bashën...", u shpreh ai në tubim. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2016, ora 22:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori