2 orë mbi vinç, çifti i ish-të përndjekurve zbresin në tokë
Kanë zbritur nga vinçi, çifti nga Tirana që kërcënonin se do të hidheshin e do të kryenin vetëvrasje.

Pas 2 orësh negociata, Ferdinand Saraci dhe Teuta Gjinollari kanë pranuar të zbresin pasi në vendngjarje ka ardhur për negociata një këshilltare e ministres së Arsimit, Nikolla dhe një përfaqësuese e Bashkisë së Tiranës.

Çifti i ish-të përndjekurve hipi në vinç që prej orës 07:30 të mëngjesit, teksa ata kishin bërë apel para disa ditësh për ndihmë. /albeu.com/




Shtuar më 18/10/2017, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori